• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama i citon Fishtën Papa Françeskut, Zaho dhe Linda Rama në Selinë e Shenjtë

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Në 30 vjetorin e rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, kryeministri Rama ishte në Vatikan, ku takoi Papa Franceskun. Takimi duket se ka qenë vërtet emocionues për Edi Ramën që më herët ka zbuluar se emrin e pagëzimit e ka Paulin.

Në filmimet që shpërndau për mediat ranë në sy dhuratat që Rama kishte përgatitur për Papën, mes të cilave një letër nga At Gjergj Fishta. “Nëse fati nuk do të më kishte çuar në dyert e Kishës, do të isha bërë një sharlatan” dëgjohet Rama teksa citon Fishtën për Atin e Shenjtë.

Ky i fundit ka shkëmbyer disa fjalë edhe me Zahon, ndërsa i vëmëndshëm për më të voglin i ka vënë në dukje të ketë kujdes me lidhëset e këpucëve.

Gjatë vizitës ra në sy, se përveç familjarëve, Rama shoqërohej nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe zëdhënësi i tij Endri Fuga.



6 Comments

  1. Me kujton ate shprehjen e Tunxhit (Bujar Lako) te filmi “Udha e Shkronjave” ku i thote Dhaskalit (Sander Prosit) “Paske mik edhe Pashane”. Edhe Rama nuk ngeli “kan” pa pas mik, edhe Papen tashti.
    Ne fakt ben sens. Ky eshte nje Pape politik, me ide socialiste i vene aty per axhendat e Globalisteve, pasi detyruan Papen Ratzinger te dorehiqet (qe ska bere vaki kurre me pare te dorehiqet nje Pape) pasi nuk pranoi te zbatoje “porosite” e mercenareve te Soros.

  2. Vaj medet. Çuni i Kristaq Ramës i tregon Fishtën Papës.Biri i persekutorit të Fishtës e të gjithë klerikëve katolik e jo vetëm!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *