• |
ide | kryesore

Basha homazhe te Varrezat Dëshmorët e Kombit: Sakrificat e heronjve na frymëzojnë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe në Varrezat Dëshmorët e Kombit për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë. Basha u shoqëruar nga drejtues dhe deputetë të PD.

Si ditën më të bukur të kombit e ka cilësuar kryedemokrati 28 Nëntorin, në nderimin e bijve dhe bijave, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci.

Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!” shprehet Basha.



4 Comments

  1. Imagjino heronjt tane qe dhane jeten i nderon luli dhe gazi……. dhe salianji me griden. Mungoka babalja.

  2. Hipokrizi e gjalle dhe nje foto qe flet qarte per te.. Merrni dhe Kujtim Gjuzin heres tjetr apo ate flokeshkurren e Kerperates

  3. mezi i paska mbledh ato kokrrat….e kv

    dyshoj se ata do votojne per bashen apo per ramen ?? mbase as vete nuk ka me votu per veten lulushi….

    por ama mund te keete shanse ti marre votat e atyre kurvickave kunder doktorit, edhe pse me shume se trecereku i tyre do abstenojne sepse thelle thelle mendojne se doktori do jete zemergjere

    lulush bibilush ik jep doreheqjen se je bere gazi i botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *