• |
ide | kryesore

Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 6 raste të reja nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Arkiva



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 presona të infektuar, e nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë. Sa i përket të shëruarve ato janë 5, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 157.763 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 

 

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335”,  njofton IKShPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *