• |
ide | kryesore

FOTO/ Këmba e përthyer në mënyrë të frikshme: britma dhimbjeje e lot për Neymar, që rrezikon një dëmtim të gjatë

-Instant, Sport



Paris Saint-Germain është i shqetësuar për Neymar. Sulmuesi brazilian u largua nga fusha me barelë në minutën e 88 të ndeshjes kundër Saint-Etienne pasi u dëmtua keq në kaviljen a majtë. Pas një ndërhyrje brutale në mesfushë, kavilja e majtë e Neymar mbeti nën këmbën e kundërshtarit duke bërë një kthesë të panatyrshme: për lojtarin dhimbje shumë të forta, aq sa braziliani i vuri duart në fytyrë i përlotur.

“Këto gjëra i ndodhin një sportisti, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të ngre kokën dhe të vazhdojë: do të kthehem më i fortë”, ishte mesazhi në rrjetet sociale i O’Ney. Llogaria braziliane e PSG-së në Twitter ka shpejtuar t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje: “Forca Neymar!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *