• |
ide | kryesore

Italia i jep Giorgio Armani-t titullin më të lartë

-Instant, Paparazzi, Slider



Giorgio Armani mori Kryqin e Madh të Kalorësit në Palazzo del Quirinale në Romë, si nderimi më i lartë civil që Italia i bën këtij personi.

Ky vlerësim pasqyron karrierën e palodhur prej gjashtë dekadash të Armani-t në industrinë e modës dhe statusin e tij si një nga dritat kryesore të vendit në sektorët e modës, stilit të jetesës dhe luksit. Në një ceremoni private në një nga tre rezidencat zyrtare të presidentit italian, Sergio Mattarella-s, stilistit të famshëm italian iu dha në mënyrë specifike nderimi për shërbimet e tij ndaj modës dhe artit. “Ky titull ka një kuptim të veçantë për mua,” tha Armani pas ceremonisë. “Ai erdhi nga Presidenti ynë, i cili nuk është vetëm kreu i shtetit, por edhe një njeri me vlera, mendjehapur dhe me mirësi të padiskutueshme”. Rikujtojmë se Giorgio Armani ndihmoi Italinë edhe në luftën kundër koronavirusit.

Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro donacione për spitalet dhe institucionet italiane.  Spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele dhe Instituti i Tumoreve në Milano si dhe ai Lazzaro Spallanzani në Romë përfituan nga ky dhurim zemërgjerë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *