• |
ide | kryesore

Moti i keq lë një pjesë të Tiranës pa drita

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

OSHEE njofton se për shkak të motit të keq, janë shkaktuar disa problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona të kryeqytetit.


Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se defektet raportohen në NST Kashar, Qendër dhe Traktora. Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.


Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

Njoftimi i OSHEE:

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit. Defektet raportohen në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora. Aktualisht nga informacioni i orës 18:00 të dispecerisë qendrore të OSSH, situata e defekteve në kryeqytet është si më poshtë: Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”. Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”. Grupet e OSSH Tirana 1 dhe Tirana 2 ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive.

May be an image of 1 person

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.