• |
ide | kryesore

“Nuk ishte akt terrorist”/ Policia për ngjarjen në Deçan: Autori nuk ishte i vetëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka ende një përfundim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku një person i maskuar qëlloi me breshëri automatiku një autobus me nxënës në Gllogjan të Deçanit duke u marrë jetën shoferit dhe 2 prej tyre.

Policia e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin apo autorët duke ngritur dyshime se personi mund të mos ketë vepruar i vetëm. Hetuesit kanë ngritur disa pista, por përjashtuan çdo mundësi që kjo të konsiderohet një akt terrorist.

Të afërmit e nxënësve që humbën jetën treguan se breshëritë e automatikut filluan sapo autobusi është futur në fshat dhe shpjtësia me të cilin mjeti ka qenë mjeti ishte e vogël. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus ka treguar se në momentin kur ka ndodhur sulmi ka parë një person i maskuar.

“Kemi qenë duke udhëtuar me autobus. Na ka dalë një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejt neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, – ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se në të gjithë vendin po zhvillohen aksione për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy, përkatësisht tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur, por edhe provat materiale nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po flasim për një person, por me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë, që nënkupton se mund të ketë më shumë se një të dyshuar”, – tha Mehmeti. Për shkak të shiut ka qenë e pamundur kërkimi me qen, por kërkimet vijojnë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. O gjysmagjel,
    cfare ishin ata qe vdiqen shqipo apo serbe?
    Fshati me i afert eshte shqiptar apo serb.
    Hiqni dore nga keto lajmet gjysmake se do humbisni lexues.
    Edhe hiqni dore nga keto lajmet sipas kosves edhe bejini vete, do u shajne ne fillim po pastaj do i pranojne
    Nuk ka pse per kosoven 1 milione veta ne ne shqiperi 3 milione te shkruajme genjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *