• |
ide | kryesore

Organizonin lojëra fati online, procedohen penalisht 4 persona në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për  aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas policisë këto shtetas janë konstatuar duke ushtruar aktivitet të jashtëligjshëm të lojërave të fatit në lokalet e tyre.

Të proceduar penalisht janë edhe shtetasit M.K., 59 vjeçe dhe F.D., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të shtetases M.K, ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.D.

“Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit online.

Procedohen penalisht 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit M.H., 44 vjeç dhe I.Sh., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit M.H, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi I.Sh.

M.K., 59 vjeçe dhe F.D., 43 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin Bar-Kafe, në pronësi të shtetases M.K, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.D”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *