• |
ide | kryesore

Rekordi i pazakontë i Bayern: në fushë 5 francezë (kurrë kaq shumë) e 4 gjermanë

-Instant, Sport



Bienvenue Weltmeister. Kështu Bayern Munich mirëpriti kombëtaren franceze, që u stërvit në kampusin bavarez, verën e kaluar. “Mirë se erdhët, kampionë bote”, e shkruar gjysmë në gjermanisht dhe gjysmë në frëngjisht, për të treguar se sa afër, në vitet e fundit, klubi bavarez i është afruar “Bleus”. Po, sepse Bayern në fakt ka vendosur një rekord të ri dje. Personal, dhe në gjithë kampionatin gjerman. Për herë të parë që kur ka ekzistuar Bundesliga, në fakt, një ekip ka futur në fushë pesë francezë nga minuta e parë. Dje e bëri Bayern (Upamecano, Hernandez, Pavard, Tolisso dhe Coman), duke luajtur kështu me më shumë francezë se gjermanë (kanë qenë 4).

Duke përmendur rekordin për francezët, vetëm një skuadër, në të gjithë Bundesligën, ka futur në fushë më shumë të huaj të një kombësie se sa Bayerni kundër Arminia Bielefield. Është Hansa Rostock ajo e cila, e drejtuar nga Armin Veh, në 2002-03, futi në fushë gjashtë suedezët që kishte në skuadër që nga minuta e parë. Nga Jakobsson në mbrojtje, duke kaluar nga Wibraan, Persson dhe Lantz në mesfushë, deri te Prica dhe Arvidsson në sulm. Sezoni përfundoi me shpëtimin e klubit që tani luan në kategorinë e dytë. E rekordi, gjithashtu, është i sigurt për momentin. Por kujdes: përveç Upamecano, Hernandez, Pavard, Tolisso dhe Coman, Bayern ka edhe 3 lojtarë të tjerë francezë (Kouassi, Sarr, Cuisance). Bavarezët, të cilët kanë dominuar Bundesligën për 10 vjet, mund ta marrin gjithashtu edhe këtë rekord.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *