• |
ide | kryesore

Video/ Dinamo mposht Kastriotin me perlën e Ibraimit: krutanët të tërbuar me anullimin e penalltisë me VAR

-Instant, Sport, Video



Fitore për Dinamon e polemika për Kastriotin. Ndeshja e luajtur mes dy skuadrave që kërkonin ti jepnin një kthesë sezonit të tyre u mbyll me 3 pikët për kryeqytetasit që tashmë marrin frymë qetësisht, por që për të kaluar të besuarit e Ndreut duhet të falenderojnë portierin Edvan Bakaj dhe VAR që ktheu penalltinë në vetëm një karton të kuq.

Ndërci në këmbët e lojtarëve për përgjegjësinë e rezultatit ndihej dhe si skuadra e Shkëmbit ashtu dhe ajo e Ndreut nuk është se shkëlqyen në mundësitë e ndërtuara, por sigurisht që blutë ishin më të rrezikshëm, sidomos në pjesën e dytë. E megjithatë ndeshja mbeti e bllokuar deri në minutën e 66 kur kapiteni Agim Ibraimi vendosi të nxjerrë nga repertori një goditje dënimi brilante që përfundoi në rrjetë, për avantazhin e Dinamos.

Kastrioti mund edhe ta pranonte verdiktin e fushës, por pikërisht në minutat e fundit ndeshja u kthey në një dramë të vërtetë me penalltinë e akorduar në favor të Kastrioti nga gjyqtari Kridens Meta. Por pas konsultës me VAR, arbitri korrigjuar vendimin nga penallti në faull jashtë zonës dhe nga karton i verdhë në të kuq direkt për Edi Maliqin. Kastrioti provoi me të gjitha forcat në fundin e ndeshjes por heroi ishte Edvan Bakaj që bëri dy superpritje, duke e lënë Ndreun të fundit me 5 pikë, ndërsa Dinamo ngjitet në vendin e 5 me 13 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *