• |
ide | kryesore

Video/ Me dy portierë e shumë të rinj, Belenenses sfidoi Benfikën me 9 lojtarë në start: ndeshja u ndërpre kur mbetën me 7

-Instant, Sport, Video



Absurde ajo që ndodhi në Portugali me Belenenses, që u detyrua të dilte në fushë që në fillim të ndeshjes me nëntë lojtarë, për të sfiduar Benficën, për shkak të një shpërthimi Covid-19 që e la pa lojtarë. Me 17 rezultate pozitive në grupin e ekipit (14 lojtarë) ndeshja nuk u shty dhe skuadra e vogël nga Lisbona duhej të përballej me Taarabt dhe të tjerët me lojtarë të numëruar, 9. Trajnerit iu desh të vinte dy portierë në fushë dhe shumë të rinj nën 23 vjeç, por kjo nuk mjaftoi për të arritur në 11 lojtarë.

Këto janë nëntë të rreshtuarit nga Candido: Ramalho, Boni, Diogo Calila, Kau, Lopes, Monteiro, Montez, Ribeiro Peres dhe Santos. Është e kotë të flitet për rezultatin e takimit me autogolin e Kaut në minutën e 1′ dhe pjesën e parë që u mbyll 0-7 me një trigolësh të Nunez, një dygolësh të Seferovic dhe një gol të Ëeigl. Ndeshja u ndërpre më pas në minutën e tretë të pjesës së dytë për shkak se vendësit u reduktuan në 7 dhe humbën menjëherë edhe një lojtar për shkak të lëndimit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *