• |
ide | kryesore

VIDEO/ Moti i keq vështirëson qarkullimin në disa akse, policia: Bëni kujdes!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit njofton se në disa akse ka prezencë të ujit në rrugë. Në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia kërkon nga drejteusit të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të rendit dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *