• |
ide | kryesore

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, humb jetën vajza 12-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme si pasojë e ngrohjes në Dervician të Gjirokastrës.

Mediat raportojnë se ka humbur jetën një vajzë 12-vjeçare ndërsa ka mbetur i lënduar babai i saj i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 12-vjeçarja ishte autike. Bashkë me babain u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, por mjekët nuk mundën dot të shpëtojnë të miturën.

NJOFTIMI I POLCISE

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N. Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *