• |
ide | kryesore

29-Nëntori/ Meta dhe Rama bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Varrezat e Dëshmorëve në ceremoninë zyrtare të homazheve për ditën e Çlirimit. Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë. Gjithashtu më herët kryeministri Edi Rama postoi një video nga Rruga e Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin. 29 Nëntori i sotëm shënon 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.



2 Comments

  1. Duket serioziteti i nje shteti! Filluar qe nga rojet e nderit, si veshje cirku, e deri tek barinjte e tufes, njeri me tuta e tjetri me xhup. Tamam Republik Bananesh.

    Rrofte 29 Nentori, dita kur erdhen ne pushtet kmeret e kuq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *