• |
ide | kryesore

37 kg kokainë të fshehura, policia malazeze ndalon makinën me targa shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia malazeze ka kapur 37 kilogram kokainë në një makinë me targa shqiptare.  Automjeti ishte tip “Volkswagen” dhe u kap në pikën e kalimit kufitar të Debeli Brijeg.


Makina u kap teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci.


Ngjarja sapo ka ndodhur dhe pritet që në vijim të dalin detaje të tjera.

Kapje të sasive të mëdha të kokainës që kalojnë nga Shqipëria janë bëre shpesh në Mal të Zi. Policia dyshon se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian përmes Malit të Zi dhe Kroacisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu