• |
ide | kryesore

Aksidenti në Rinas/ Arrestohet shoferi i ambulancës që u përplas dhe si rrjedhojë humbi jetën pacientja

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia njofton se ka arrestuar shoferin e ambulancës që u përfshi në aksidentin fatal ditën e djeshme, që rezultoi me viktimë pacienten që ky mjet transportonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës në rrugën e Rinasit. Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi 56-vjeçar I.SH. i cili ka përplasur një person dhe më pas edhe një mjet tjetër.

Si rrjedhojë, pacientja 42-vjeçare ka humbur jetën ndërsa dy persona janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *