• |
ide | kryesore

Aksione të policisë në Tiranë, pesë të arrestuar (Detaje)

-Instant, Arkiva, Lajme



Pesë ersona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe drejtuesi i ambulancës që u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit në zonën e Rinasit, ku humbi jetën një paciente 42-vjeçare e cila po dërgohej nga Kruja drejt Tiranës.

 

“Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Xh., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe M. M, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe F. D., 35 vjeç, pasi gjatë konstatimit për një shkelje të qarkullimit rrugor, ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësit e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin M. P., 20 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës shtetasin E. B., 32 vjeç (me detyrë mjek në urgjëncën e një spitali).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

Me datë 29.11.2021, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Don Bosko” ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit P. M., 31 vjeç. Nga hetimet rezulton se shkaku i zjarrit është aksidental.

Me datë 28.11.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Elez Isufi”, në Paskuqan, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e byrektores në pronësi të shtetasit R. P., 43 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 28.11.2021, rreth orës 22:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy shtetas të mitur 13 e 14 vjec, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë thyer derën prej xhami të një agjensie turistike në pronësi të shtetasit D.D., dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *