• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja/ Pashko Ujka u qëllua me silenciator, gruaja: E kuptova kur ra në tokë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga vrasja e ish-kreut të Komunëuķs së Velipojës dhe ish-deputetit, Pashko Ujka mbrëmjen e së hënës në Shkodër. Burime nga policia e Shkodrës i thanë lapsi.al se 64-vjeçari është ekzekutuar me armë me silenciator nga një person ende i paidentifikuar.

Ai ka qenë afër banesës së tij në shoqërinë e bashkëshortes. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se nuk ka dëgjuar asgjë në momentin e ekzekutimit derisa ka parë të shoqin që është rrëzuar në tokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në qendër të Shkodrës. Ujka u qëllua me plumb pas shpine.

Fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. “Panorama” raportoi nga burime të saj se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Në një rast mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij. Dy herë Pashko Ujka është goditur fizikisht. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *