Një nga prezantuesit u tha dëgjuesve të shqetësuar: “Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu”.

Programi popullor i mëngjesit u shfaq rreth 20 minuta më vonë, ndërsa Nick Robinson u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur dhe pretendoi se ishte një alarm i rremë.

“Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një emergjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, citohet të ketë thënë ai.
Nick më vonë ndau një foto të tij dhe të bashkë-prezantueses Martha Kearney ndërsa ata prisnin me durim jashtë studios në motin e ftohtë pas evakuimit.

“Emergjenca ka përfunduar. Nëse do të kishte një të tillë… tani jemi kthyer në studio”, u tha ai ndjekësve.