• |
ide | kryesore

E vaksinuar me të dyja dozat, Keira Knightley infektohet me virus

-Instant, Paparazzi, Slider



Keira Knightley dhe familja e saj kanë rezultuar me koronavirus. Aktorja e “Love Actually” është izoluar në shtëpinë e saj në veri të Londrës me vajzat e saj, Edie dhe Delilah, të cilat gjithashtu rezultuan pozitive. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një interviste që dha për The Times, ku zbuloi se burri i saj ishte asimptomatik.

Ajo shpjegoi se vajzat e saj po ndiheshin më mirë se ajo edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës. Aktorja u detyrua të bënte një pushim nga puna vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe pranoi se kjo e bëri të mendonte që të tërhiqej nga karriera e saj përgjithmonë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *