• |
ide | kryesore

Inagurohet sot rruga e Arbrit/ Deputetja e PD-së: Projekti nuk ka përfunduar, u hap për propagandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka raguar pas lajmit për inagurimin e rrugës së Arbrit. Sipas deputetes, inagurimi po përdoret për propagandë pasi rruga nuk ka përfunduar ende sipas kontratës. Përveç kësaj, deputetja ka publikuar një pjesë rruge të dëmtuar teksa ka akuzuar qeverinë se po mban të fshehtë faktin që udhëtimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, 8 euro për vajte-ardhje.

“E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike. Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”, shkruan deputetja.

 



2 Comments

  1. Jam votues dibran i PD nga 1991, propogandë bëjnë të gjithë.
    Edhe Berisha kur hapi tuneline Kalimashit e u takua me Hashim Thaçin, në prag të zgjedhjeve të 2009, apo tunelin e rugës Tiranë-Elbasan, propogandë bëri.

    Por si përdorues i kësaj ruge jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur që po shkurtohe në 2 orë nga 4 orë që e bënim më parë rugën Peshkopi Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *