Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2021. Triumfi i shtatë në karrierë për Pleshtin, i cili mposhti konkurrencën e Robert Lewandowskit dhe Jorginhos, respektivisht i dyti dhe i treti në renditje. Sulmuesi i Bayernit u ngushëllua me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit, por është e kotë të thuhet se është një zhgënjim i madh për polakun, goleadori i jashtëzakonshëm e të paktën në dy vitet e fundit i pandalshëm nga mbrojtjet kundërshtare dhe shumë më i spikatur se protagonistët e tjerë të mëdhenj.
Në fjalët e para të argjentinasit, që gjysmën e sezonit të trofeut e luajti me Barcelonën dhe tjetrën me PSG, në qendër ka qenë pikërisht sulmuesi polak i Bayern Mynih, që tregon se edhe vetë Messi e di se Lewandowskit i është bërë një padrejtësi. Një padrejtësi që nisi me mosdorëzimin e Topit të Artë në vitin e kaluar për shkak të pandemisë, me polakun në mënyrë evidente dominues të skenës së futbollit ndërkombëtar dhe u kulmua tani, me argjentinasin që ka në favor vetëm Kupën e Amerikës të fituar: “Lewandowski e meritoi ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por kombëtarja ka peshuar shumë në këtë çmim. Shpresoj ta fitojë vitin tjetër” tha Messi, duke harruar se ai që shkeli shkallën më të ulët të podiumit Jorginho ka fituar kampionatin Europian me Italinë dhe Champions League me Chelsea.
Ky trofe ka ardhur si një befasi i vërtetë për të gjithë opinionin sportiv, që prisnin vazhdimin e serisë së trofeve të Robert Lewandowskit. Vetëm në shtator, në Mynih, polaku mori “Këpucën e Artë” të golashënuesit evropian më të mirë të sezonit të kaluar, falë 41 golave të tij të shënuar gjatë sezonit 2020-2021. “Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Natyrisht që po vjen një gjeneratë e re, por unë kam përvojë dhe aftësi. Nuk kam mbaruar ende”, kishte thënë sulmuesi polak i Bayern Munich për Kicker, por France Football ka një debolesë për Messin dhe shpërthimi i Cristiano Ronaldos pak para dorëzimit të cmimit la lidhje pikërisht më këtë fakt.
Një befasi për të gjithë, që në fakt prisnin Lewa-n si fitues të ligjshëm. Vetëm një muaj më parë, Marca kishte zbuluar se “Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowki”. Prestigjozja spanjolle publikoi madje edhe renditjen përfundimtare një javë pasi u mbyll votimi për gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve. E në atë listë sulmuesi i Bayern Munichut kishte marrë më shumë vota se Messi dhe Benzema.
KLASIFIKIMI FINAL
29) Cesar Azpilicueta, Chelsea; Luka Modric, Real Madrid (ex aequo)
26) Nicolò Barella, Inter; Ruben Dias, Manchester City; Gerard Moreno, Villarreal (ex aequo)
25) Phil Foden, Manchester City
24) Pedri, Barcellona
23) Harry Kane, Tottenham
21) Lautaro Martinez, Inter; Bruno Fernandes, Manchester United (ex aequo)
20) Riyad Mahrez, Manchester City
19) Mason Mount, Chelsea
18) Simon Kjaer, Milan
17) Luis Suarez, Atletico Madrid
16) Neymar, Paris Saint Germain
15) Raheem Sterling, Manchester City
14) Leonardo Bonucci, Juventus
13) Giorgio Chiellini, Juventus
12) Romelu Lukaku, Inter/Chelsea
11) Erling Haaland, Borussia Dortmund
10) Gianluigi Donnarumma, Milan/Psg
9) Kylian Mbappé, Psg
8) Kevin De Bruyne, Manchester City
7) Mohamed Salah, Liverpool
6) Cristiano Ronaldo, Juventus/Manchester United
5) Ngolo Kanté, Chelsea
4) Karim Benzema, Real Madrid
3) Jorginho, Chelsea
2) Robert Lewandowski, Bayern Monaco
1) Lionel Messi, Barcellona/Psg
Ta dhefsha uefan dhe atyre expertëve të mutit që ia morën fitoren Levas dhe i dhan pleshtit që strefoi asgjë këta dy vite ngordhi uefa vdiq futbolli
Ramush Haradinaj ‘këshillon’ Sali Berishën: Mos i shpallni luftë Amerikës!
Sa Topa te Arte ka fituar ky Ramush Haradinaj?
O I pa emer pse ti shpallim luft amerikes ne lufte i kemi I kemi shpallur aleances se Turpit per te miren e kombit basha ska marr ndonje trofe perveqse se para per te qendruar ne opozit Duke lejuar ripjerdhjen qe te plaqkis popullin me te Varfer te Europe’s. Pastaj muhabeti qe per topin e art ne futboll jo per lulin qe ka marr topet ktu e 9 vjet
O I pa emer pse ti shpallim luft amerikes ne lufte i kemi I kemi shpallur aleances se Turpit per te miren e kombit basha ska marr ndonje trofe perveqse se para per te qendruar ne opozit Duke lejuar ripjerdhjen qe te plaqkis popullin me te Varfer te Europe’s. Pastaj muhabeti qe per topin e art ne futboll jo per lulin qe ka marr topet ktu e 9 vjet
Këta rilindasit i kan merak topët byle më shum atë në mrs të topëve tl argëtohen duke e futur njeri tjetri në sumë hu sa rracë muti jan këfu flitet për topin e artë e këta e futin kokën në mutin e rilindjes spo rrinë pa hëngër qenë bir qeni