• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Cilave rrugë duhet ti ruhemi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Më problematike janë rrugët si Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

ARRSH po ashtu njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Një apel bëhet edhe për shoferët: “Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *