• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Probleme me rrëshqitje gurësh në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ka sill probleme në disa rrugë në Gjirokastër. Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes ka dale nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin bllokuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar.
Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasoje e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Ndërkohë disa fshatra në Tepelenë dhe Memaliaj kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *