• |
ide | kryesore

Nisin reshjet e dëborës në Kukës, rruga mbushet me inerte në disa segmente

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kukës ka në nisur reshjet e para të borës. Dëbora ka nisur zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë dimrin. Në këto zona si Shishtaveci, bora ka zbarrudhr të gjithë territorin. Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike.Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës dhe pritet që në ditët në vijim të zbres edhe zonat e ulëta poshtë saj. Ndërkaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellur problematika.Situata në Qarkun Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin. Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

IMG_5986

IMG_5981



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *