• |
ide | kryesore

Një vështrim përtej kufinjve në dizajnet dhe bashkëpunimet e stilistit shumë dimensional Virgil Abloh, themeluesit të Off-White

-Instant, F1, Paparazzi



Virgil Abloh ishte një person multi dimensional, dhe mbi të gjitha një stilist, i cili përpara se të bënte histori si drejtori i parë artistik me ngjyrë i Louis Vuitton, themeloi markën luksoze të veshjeve në Off-White.

Në Louis Vuitton, ai solli një demografi më të re, me koleksione të veshjeve për meshkuj që mjegulluan linjat midis modës së një shkalle të lartë dhe veshjeve të përditshmërisë, si dhe shtynë kufijtë artistikë dhe sfiduan normat gjinore. Për shembull, një “furmë e qëndisur” me shkëlqim, që ai projektoi, u bë një pikë diskutimi e menjëhershme kur u vesh nga Timothée Chalamet në Golden Globes në 2019. Versione të tjera u veshën nga Michael B. Jordan dhe Chadwick Boseman.

I famshëm për bashkëpunimet e ndërsjella, një nga trashëgimitë më të mëdha të Abloh ishte kontributi i tij në botën e atleteve duke vendosur standardet për atlete inovative, në prodhim pas prodhimi të modeleve Off-White x Nike.

Si një bashkëpunëtor i kahershëm i Kanye West, i njohur tashmë si Ye, ai punoi si drejtor kreativ për agjencinë e dizajnit të reperit Donda dhe dizenjoi disa nga kopertinat e albumeve të Ye.

Si një artist dhe dizajner mobiljesh, ai bashkëpunoi me Mercedes Benz për një makinë konceptuale arti dhe me IKEA në një gamë tapetesh shumw larg asaj çfarw ishim mwsuar tw shihnim. Njw trend qw ndryshoi totalisht konceptin e tapeteve.

Abloh veshi dhe shoqëroi modelen Kendall Jenner me një jumpsuit të markës së tij Off-White. Tema e vitit ishte “Trupat Qiellor: Moda & Imagjinata Katolike” dhe kostumi i bardhë i Abloh përmbante detaje fetare të dizajnuara për t’u dukur si dritare me xham me detaje të katedrales, së bashku me një palë atlete blu dhe të bardha nga koleksioni i famshëm Nike x Off-White.

Virgil Abloh u shpall si drejtori artistik i veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton në 2018 dhe debutoi koleksionin e tij të parë po atë vit, duke nxjerrë një koleksion Pranverë-Verë 2019.

Homazhet ‘pushtuan’ rrjetet socile brenda natës për stilistin e ndjerë, i cili ishte një nga presonat me ngjyrë më të fuqishëm të botës së modës, në një industri të cilës i mungon diversiteti.

Për të gjithë ata që njohinn shumë pak nga jeta personale, ai ishte djali i emigrantëve ganezë, i lindur më 1980 në Rockford, Illinois. Ai mori një diplomë në inxhinieri ndërtimi nga Universiteti i Wisconsin-Madison dhe kreu një diplomë master në arkitekturë në Institutin e Teknologjisë në Illinois, një themel që do të ndikonte më vonë në karrierën e tij shumë dimensionale.

“Trajektorja ime e karrierës filloi në dizajn në një kuptim më tradicional multidisiplinar, brenda arkitekturës dhe inxhinierisë përpara se unë (të filloja) në modë,” tha ai për CNN në një intervistë të vitit 2020.

“Unë e shikoj punën time si metaforike çfarë mund të ekzistojë në disiplina të ndryshme të dizajnit, si mund të formoni një gjuhë të re dizajni dhe të angazhoni një audiencë më të re, përmes ikonave, duke përdorur disa teknika dhe hetime të ndryshme.”

Abloh u emërua në mesin e 100 njerëzve më me ndikim të revistës Time në 2018, dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor të Çikagos prezantoi një ekspozitë të punës së “artistit dhe stilistit që ndryshon zhanrin” në 2019.
Para vdekjes së tij të parakohshme, ai ishte duke punuar në planet për një shfaqje mode të Louis Vuitton në Miami, Florida, që të përkonte me hapjen e një dyqani të ri për meshkuj në këtë qytet. Një prezantim i koleksionit të tij Pranverë-Verë 2022 do të bëhet në orën 17:30 ET të martën më 30 nëntor, sipas një përditësimi të postuar nga llogaria zyrtare në Tëitter e Louis Vuitton.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *