• |
ide | kryesore

“Omicron”, OBSH paralajmëron: Rreziku shumë i lartë, vendet të marrin masa

-Instant, Lajme, Planet



Ndër të tjera theksohet se në varësi të karakteristikave që mund të ketë sëmundja, mund të kemi një rritje të rasteve të reja që mund të kenë dhe gjendje të rëndë.

Ndërkohë në kuadër të situatës së krijuar nga varianti i ri OBSH ka kërkuar nga 194 vendeve që të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe të marrin masat e nevojshme për të siguruar shërbimet shëndetësore.

Ndërsa në lidhje me faktin nëse imuniteti dhe vaksina do të ndihmojnë në shmangien e infektimit nga lloji i ri i virusit, OBSH është shprehur se një përgjigje e tillë pritet që të jepet në ditët në vijim.

Në reagimin e saj Organizata Botërore e Shëndetësisë  bën thirrje vendeve anëtare që të përshtatin udhëzimet e tyre të udhëtimit ndërkombëtar në kohën e duhur duke kryer një vlerësim të rrezikut dhe sqaron se do të ofrohen udhëzime shtesë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *