• |
ide | kryesore

Polemika për “Prefektin” e Teatrit Kombëtar: Denigron padrejtësisht Qazim Mulletin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teatri Kombëtar vendosi që me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit të lexojë online në Facebook pjesë nga vepra “Hijet e natës” të Vedat Kokonës dhe “Prefekti” të Besim Levonjës. Në këtë projekt u përfshinë emra të njohur aktorësh të këtij Teatri.

Ajo që ka zgjuar një reagim të fortë ka qenë vepra “Prefekti” që siç dihet ka në qendër të saj Qazim Mulletin, kryetar të bashkisë së Tiranës (1939 – 1940) dhe më pas Prefekt të Tiranës (1942 – 1944).

Në nisje të kësaj shfaqjeje regjisori Spiro Duni u përpoq që t’i jepte shfaqjes një tjetër këndvështrim. Ai tha se kjo është “një sprovë për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjejë Shqipërinë për shumë vite më pas”.

Në faqen e Facebook të Teatrit Kombëtar kanë qenë të shumtë replikat dhe polemikat mes atyre që e kanë konsideruar të pavend rikthimin e kësaj shfaqjeje dhe të tjerëve që e kanë përshëndetur.

Rolin e Qazim Mulletit, që përpara viteve “90 e kishte mbajtur aktori Robert Ndrenika, tani i ishte besuar Arben Derhemit.

FILMI SHQIP: Prefekti
Robert Ndrenika në rolin e Qazim Mulletit

Që prej anonçimit të kësaj ideje dhe në videon e shfaqjes në Facebook kundërshtarët e saj thonë se shfaqja “Prefekti” denigron padrejtësisht një figurë si Qazim Mulleti. Madje Shoqata “Tirona Intellectum” shkruan se është edhe më e turpshme që pjesë e këtij produksioni është një aktor nga Tirana duke iu referuar Arben Derhemit.

Qazim Mulleti - Wikipedia
Qazim Mulleti, Prefekt i Tiranës 1942 – 1944

“Teatri Kombëtar njoftoi shfaqjen sot të komedisë “Prefekti”, një komedi totalisht e politizuar, produkt i sistemit komunist, që denigron ish Prefektin e Tiranës, Qazim Mulletit. Përtej çudisë, indinjatës dhe paradoksit se si mund të rikthehen në skenën e teatrit kombëtar veprat “e sukseshme” të komunizmit, vepra e Besim Levonjës (që për extrem të paradoksit në postim e quajnë dhe “kryevepër”) është një shtrembërim flagrant, malinj dhe i shëmtuar i historisë!” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Rikthimi i veprave të realizmit socialit, apo edhe vijimi i shfaqjes së filmave të Kinostudio “Shqipëria e re” është një debat që vijon prej më shumë se 30 vitesh në vend dhe që ende nuk e ka një përgjigje se si duhet të sillemi me këtë pjesë. ©LAPSI.al

Tirona



20 Comments

  1. Eshte e drejte. Kjo veper qe ne fakt e shikojme per dialektin e tirones, denigron nje figure qe dinte 6 gjuhe te shkolluar ne intitucionet me te famshme te evropes, krahun e djathte te nolit kunder zogut.. Komunistet nostalgjike dhe hajdute duan te ringjallin si gjarperinj, “veprat” e djeshme duke i meshuar simpatise por nga ana tjeter po na thone qe “po kthehen” dhe pushteti eshte i tyri..shihni c’ndodhi me ate deputetin qe ve flamurin e foton e qelbesires. Poshte qelbesirat e rinj..

      1. llagapi tirana e re ta ka von fuga ?
        pse se vune komuna ?

        edhe pse komuna osh ndertu tek tokat e kikve pinareve etjere katnar tironsa te selites e te zones

        qazim mulleti nuk e ka pas dit qe personit qe shpetoi jeten, besim levonja, do te bente nje tallje te ulet kunder tij…

        qazimi nuk eshte tironas, eshte shqiptar mbite gjitha , nje shqiptar i mire si qindra shqiptare te tjere pa dallim krahine ideje apo feje.

        vepra eshte vene ne skene per te goditur figurat e kohes duke u tallur me dialektin te trashe apo te shemtuar te katnareve te tiranes. katundet e tirones jane tipike si te gjithe shqiperise se mesme, katnaret e tirones nuk jane as me te mire as me te keqij se katnaret e rreshenit, apo tepelenes korces apo konispolit

        shfaqje e shemtuar

        ndoshta mund te keete nje remake, per te treguar se kush ishte ne te vertet qazimi dhe kush ishte besim levonja dhe gelbazat e partise komuniste si enver hoxha miladini etj,

        por kjo shfaqje sic eshte eshte nje turp dhe nje maskarallek i rradhes i rampjelljes

  2. Mos u beni me katolik se Papa, Qazim Mulleti pamvaresisht gjuheve qe paska ditur ka qene bashkepunetor me fashizmin dhe ne gjithe boten dihet fundi i tyre. Filma te tille jane bere dhe per Hitlerin apo ndonje lider tjeter prandaj mos beni te irrituarin me zor. Ne fund te fundit eshte art dhe kaq

    1. Po te shikosh filmat e Dulles se Kinostudios “Shqiperia e re”, nuk do te thote se ajo eshte historia. Ajo eshte propaganda. Qazim Mulleti ka shpetuar hebrenjte duke i paisur me dokumwnte si dhe arratisjen e partizaneve nga persekucionet e fashisteve.

    2. Ti po flet per art, pa kuptuar qe eshte shprehje e diktatures. .Ajo konedi nuk eshte art por fyerje e rende e njeriut i cili ka bere detyren e tij patriotike duke i sherbyer antikomunizmit. Ne fund te fundit me shume se lufte kunder pushtuesit, sikurse duan ta mballosin komunistet, ajo ishte lufte civile eshte e qarte edhe ne kete “komedi”…Sa per bashkepunetorin, hidhi nje sy se kush ka qene qeveria e asaj kohe (ernest koliqi e te tjera figura te medha) e pastaj bej politiken e veliaj qe edhe teatrin e quajti arkitekture fashiste. Qelbesira te baballareve sekretare partish.

    3. 02:55 bashkepunetor me fsshizmin?? Fol me priva ca beri kunder popullit vrau keni?Po gjyshi yt ca ishte??? Fal fashizmit ke ca ndertime te pakten o germadh komuniste.

  3. Te qifsha papen edhe ty.
    Komunist letyre kurve.
    Bashke me ben debilin dhe spiro bythen.
    Vazhdoni gelltisni histori komunistesh qe qijne nonen e vet per ideal.

  4. Normale per nje institucion si Teatri Kobetar qe gjate gjithe ekzisteneces se tij ne periudhen e E.H. ka bere art duke propaganduar komunizmin e diktaturen e proletariatit.

  5. Nuk eshte vetem denigrim i figures se Qazim Mulletit, por ne rradhe te pare percmim i dialektit Tironas qe shpeh urrejtje ndaj cdo gjeje qe nuk vjen nga jugu.

  6. Kjo komedi u be shkak qe u internua gruaja dhe djali i Qazim Mulletit. Deri ne ate kohe familljen e tij regjimi komunist nuk e pati ngacmuar per aryen e vetme se Qazimi nuk i kishte lyer duart me gjak.
    Ironia eshte se autori i komedise ishte i burgosur dhe Qazim Mulleti nderhyri dhe e nxorri nga burgu, pavaresisht se te afermit e miqte ju luten te mos e vere ne skene komedine se do i bente keq familjes se Qazimit i cili dikur e nxorri nga burgu, por “komunistet nuk terhiqen”.
    Di edhe nje ngjarje prej nje personi i afert me pjesemarrsit ne ngjarje. Djali i nje miku i cili ne ate kohe ishte me grade toger ne xhandarmeri i shkon Qazimit ne zyre dhe i kerkon te liroje nga burgu nje shok me te cilin ishin rritur bashke si cuna lagjeje por ishte bere komunist dhe ishte arrestu er aktivitet diversiv.
    Qazimi e degjon edhe i thote. Degjo, te kam djale miku dhe per hater te babes jot do ta liroj, por mbaje mend cfare po te them. Nese neser ky me shoket e tij marrin pushtetin dhe ka gje ne dore jo vetem nuk do te ndihmoje por do te beje me keq. Ky e kundershton duke i thene jo se e kam shok dhe nuk do bente keq.
    Qazimi i flet prape. Ti i thote nuk ke informacion nuk e di cdo te thote nje regjim komunist, kurse une e kam te qarte, e di, pr sic te thsh per hater te mikut do ta liroj.
    Pas clirimit personi qe kishte qene xhandar kishte dezertuar dhe kishte dale partizan e per aftesite qe kishte i kishin dhene edhe nje pozite.
    Ky person qe e pati shpetuar nga burgu edhe ai ne nje pozite e denoncon se dikur ka qene toger xhandarmerie. Personi denohet me burgim 101 vjet por disa vite me pas ja zbresin denimin ne 10 vjet.
    Prandaj mos u habisni as sot se si veprojne ish komunistet dhe bijte e tyre.
    Ka disa batuta te verteta ne komedi sic eshte “komunizmi eshte fare e keqe”.
    Nje tjeter batute e verete eshte ajo e Shevqet Musarajit te Epopeja e Ballit Kombetar ku thote: “Do na mbulojne plehrat e tokes do ngrihen kembet ti bien kokes”.
    Eshte e pamundur te shpetosh nga plehrat kur kane hipur mbi koke, sidomos kur jane po plehrat qe duhet te pastrojne plehrat. Prandaj jemi edhe ne kete derexhe. Komunistet e djeshem me demek moren persiper te na sjellin demokracine e kapitalizmin. Kjo nuk ben vaki.

  7. Tiransit jane shume kara dhe injorante, jane haxhi qamilista dhe pergjithsisht turq te konvertuar ne arnaut. Por ne rastin e qazim mulletit ndryshon puna. Qazimi ishte intelektual dhe nuk meriton te tallet askush.

    1. Nuk jam nga tirana, por kategorizimi qe ti i ben nje krahine te nderuar te Shqipetarise tregon qe KAR dhe INJORANT je ti!

    2. Ti je nje kurve grekosllavo o pusht.
      Pyete gjyshen ça pune ka bo me pare o kurve , qe te kuptosh kush je e nga vjen

    3. Haxhi Qamilin nuk e bene “Hero” Tiransit por ai dylberi i Gjirokastres, qe thoshte se patatja eshte edhe gjelle edhe buke. Mjafton e shohesh filmimet e ruajtura te “Byrose” per te pare kush ishin “injorantet dhe karat”.
      Haxhi Qamilin e kapi dhe e ekzekutoi Esta Pashe Toptani nje Tirans. Fshataret ndoshta nja 2,000 gjithsej ne kulmin e rebelimit ishin kryesisht nga Shijaku e Kruja jo nga Tirana, vetem nje grusht nga fshati i Haxhiut ishin fshater Tiranas.
      Elita e Tranes para dhe gjate luftes ishte me nacionalistja dhe nga me te arsimuarat.
      I vetmi injorant e budalla dhe i shit te Serbet ishte Myslym Peza.
      Enver Hoxha e vrau Mustafa Gjinishin sepse ishte personi qe te gjithe forcat politike ne Shqiperi ishin dakort te behej Kryeminister. E shihte si rivalin kryesor. E ke edhe te kujtimet e vete Hoxhes (nji Hoxhe e nje Sheh na udhehoqen) kur tha Mustafa Gjinishit se ai takohej me nacionalistet dhe quhet tradhti, Mustafai i tha dakort me pushkato, por nuk kishte bythe degjenerata e Gjirokastres te urdheronte haptas vrasjen e Mustafait dhe e vrau me pabesi pas shpine.
      Familje te shquara te arsimuara si ajo e Hafiz Dalliut, Turdive, Petrela, Jarani, Mulleti, Dibra, Ndroqi, Brahja, Greblleshi, Stermasi, Liku e plot te tjere qe rane viktime e terrorit te barinjve qe zbriten nga gerxhet.
      Pasi vrau dhe masakroi eliten Shqiptare vuri ne krye injorantet e Jugut qe lane krrben e moren pushken.
      Jane po ata qe nuk gjen vendi stabilitet e paqe, ngaqe jane injorante dhe egersira te pashpirt, mizore ne cdo qelize.
      Kjo eshte dije dhe qyteterim? Ne vend qe te kerkosh injorancen te Tiransit kerkoje te vetja sepse nuk di gje prej gjeje je nje kokerr derr injoranti qe nuk njeh historine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *