• |
ide | kryesore

Pozicioni jashtë loje ndryshon e bëhet gjysëm-automatik në Katar: ja si do të funksionojë

-Instant, Sport



Eksperimentimi i teknologjisë ‘gjysmë automatike jashtë loje’ do të nisë nesër me Kupën Arabe 2021. Emri origjinal është “semi-automated offside”, një teknologji që komunikon me dhomën e Var, por jo drejtpërdrejt me arbitrin. Këto teste në Katar janë “prova më e rëndësishme deri më tani”, tha për Fifa TV Pierluigi Collina, shefi i arbitrimit të FIFA-s. “Teknologjia është shumë e rëndësishme dhe e dobishme si në përgatitjen para ndeshjes ashtu edhe në procesin e vendimmarrjes gjatë ndeshjeve”, ka shpjeguar ish-arbitri ndërkombëtar.

“Në rast pozicioni jashtë loje, vendimi merret pasi analizohet jo vetëm pozicioni i lojtarëve, por edhe përfshirja e tyre në lëvizje. Teknologjia – sot ose nesër – mund të vendosë një vijë, por vlerësimi i ndërhyrjes në lojë ose ndaj një kundërshtari mbetet në duart e arbitrit”.

Drejtori i teknologjisë dhe inovacionit në futboll, Johannes Holzmuller, u thellua në detaje se si do të funksionojë teknologjia e re: “Ne do të kemi një kamerë të instaluar nën çatinë e çdo stadiumi – konfirmoi ai – Të dhënat e gjurmimit të gjymtyrëve të nxjerra nga video do t’i ofrohen pothuajse në kohë reale sallave operatorive. Linja e pozicionit jashtë loje e llogaritur dhe pika e nisjes së goditjes, do të dërgohet menjëherë te operatori i replay, i cili më pas do të ketë mundësinë t’ia tregojë ato menjëherë Var-it. Në Kupën Arabe 2021, ndihmësi Var, në një stacion të dedikuar për pozicionin jashtë loje do të jetë në gjendje të vërtetojë dhe konfirmojë menjëherë informacionin”.

Nuk do të ketë më raste si ai i penalltisë/mos penalltisë së Abraham në Roma-Torino, me pak fjalë, sepse siç shpjegoi Collina “e kuptojmë që ndonjëherë kohët e përgjigjes së Var janë të gjata. Tani mund të kemi përgjigje më të shpejta dhe më të sakta, sepse ‘full-automated’ do të vlerësojë jo vetëm pozicionin e lojtarit, por edhe përfshirjen e tij në aksion”. Eksperimentet u ngadalësuan në vitin 2020 për shkak të pandemisë, por në vitin 2021 pati një përshpejtim: qëllimi është që të offside gjysmë automatik të debutojë në Kupën e Botës në Katar në 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *