• |
ide | kryesore

Rikthehet në detyrë disa ditë pas dorëheqjes kryeministrja e parë grua e Suedisë

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministrja e parë grua e Suedisë është riemëruar në postin e lartë pasi trazirat politike e detyruan atë të jepte dorëheqjen brenda disa orësh nga marrja e postit javën e kaluar.

Deputetët mbështetën udhëheqësen e Partisë Social Demokrate Magdalena Andersson me një diferencë të ngushtë në një votim të ri të hënën. Ajo do të përpiqet të udhëheqë një qeveri njëpartiake deri në zgjedhjet në shtator të vitit të ardhshëm.

Andersson u largua nga posti i kryeministres të enjten e kaluar pasi koalicioni i saj u prish. Vetëm disa orë më parë, ajo ishte zgjedhur si kryeministrja e parë grua e Suedisë me një votë të vetme në parlament.

Por plani i ekonomistes 54-vjeçare për të formuar një qeveri të re koalicioni me Partinë e Gjelbër u rrëzua kur propozimi i saj buxhetor nuk u miratua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *