• |
ide | kryesore

Ronaldo i tërbuar me France Football: “Nuk jam kundër Messit, fitoj për veten time e për klubin tim”

-Instant, F1, Sport



Cristiano Ronaldo ka shpërthyer zemërimin e tij e në shënjestër ka Pascal Ferré, kryeredaktorin e France Football, revista që dorëzon Topin e Artë. “Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të mbyllë karrierën e tij me më shumë Topa të Artë se Messi, e di sepse ma ka thënë”, deklaroi Ferré disa ditë më parë. Po ai, në lidhje me mungesën e portugezit në ceremoninë në Paris ka folur për “gjoja karantinë.” Por në momentin e dhënies së çmimit prestigjioz, të cilën e ka fituar pesë herë, CR7 ka dashur të sqarojë gjithçka me një postim në Instagram.

“Gjithmonë dua t’i përgëzoj ata që fitojnë, brenda sportit dhe lojës së ndershme që e kanë udhëhequr karrierën time që në fillim dhe e bëj sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për ata që më duan të mirën – ka shkruar portugezi – Unë nuk fitoj kundër askujt. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për kombëtaren e vendit tim “.

Dhe sërish: “Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem shembull i mirë për të gjithë ata që janë apo duan të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. Është e papranueshme që personi përgjegjës për dhënien e një çmimi të tillë prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, me mungesë respekti absolut për atë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe Topin e Artë. Dhe ai gënjeu përsëri sot, duke justifikuar mungesën time në Gala me një karantinë të supozuar që nuk ka arsye të ekzistojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *