• |
ide | kryesore

Sërish tensione në Ballsh/ Naftëtarët dalin në protestë: Një kompani private ka nisur punë në uzinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit sërish janë mbledhur për të protestuar, para rafinerisë së naftës. Ata kanë tentuar që futen me forcë në ambientet e uzinës, duke u përplasur me forcat e policisë, por u tërhoqën pasi u njoftuan, se do të mbërrijë për të diskutuar mbi kërkesat e tyre një përfaqësues i rafinerisë.

Naftëtarët e rafinerisë kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë, ndërsa i tremben faktit që rafineria nuk do t’i kthejë më në punë. Sipas naftëtarëve një kompani private ka nisur punë në uzinë. Ata sot kishin paralajmëruar se do hynin brenda, por dy furgonë policie kanë hyrë në rafineri për ti ndaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *