• |
ide | kryesore

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

-Instant, Lajme, Të fundit

Këtë 29 nëntor shqiptarët përkujtojnë 77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe



14 Comments

  1. Nga Kush u cliruat o Krym a te kuq
    O popull spiun komunist e bythqir qe u perdhunoi pe 50vjet nje lango gjirokastre

  2. “Fesres” i do nderruar emri zyrtatrisht.. sot feste kane vetem komunistet, patronazhistet, internacionalistet, sorosianet, servilet dhe injorantet.

    Do quajtur Festa e Çlirim-Robêrimit, pasi si sot Shqiperia u clirua disi nga nazizmi gjerman dhe ne te njetjen dite u roberua per te pakten 46 vjet nga komunizmi sllavo-imternacionalist

  3. 29 Nentori eshte ndoshta festa e vetme kombetare qe perkujton nje ngjarje madhore meritat e te ciles na takojne vetem neve vete, si shqiptare. Nderkohe qe ne rastin e pavaresise, per analogji, meritat e dy fuqive te medha, Austrise dhe Italise jane percaktuese, clirimi i Shqiperise nga pushtuesit gjate luftes se dyte boterore u arrit ekskluzivisht permes luftes se hapur, ne terren, te dhjetera mijera te rinjve shqiptare.

    Sakfrifica supreme e dhjetera mijera individeve dhe familjeve shqiptare gjate luftes se dyte boterore, – edhe me e vleresuar po te kemi parasysh se per pjesen me te madhe te kohes nuk kishte asnje garanci se lufta mund te fitohej, perkundrazi, – solli clirimin e vendit nga vete shqiptaret, duke evituar rrezikun e pushtimit te trojeve tona nga ushtrite “cliruese” ballkanike greke, ne jug, dhe jugosllave, ne veri.

    Marrja, me lufte, e kontrollit te territorit nga ana a ushtrise ANC solli rreshtimin e Shqiperise ne koalicionin fitues qe do te vizatonte konturet e botes se re pas ’45-es e per rrjedhoje nje seri arritjesh nderkombetare jashtezakonisht te rendesishme per shtetin (dhe kombin) tone te vogel, si pjesemarrja me te drejta te plota ne OKB, etj. etj.

    Me pak fjale, nga ajo lufte doli se paku nje shtet mjaftueshem i forte per ti bere balle orekseve historike shumeshekullore te fqinjeve grabitaqare.

    Rrenjet e asaj perpjekjeje te jashtezakonshme popullore pastaj ishin aq te forta sa ta legjitimonin lidershipin e luftes brenda dhe jashte vendit, duke sjelle mundesine e ndertimit, per here te pare ne historine e popullit shqiptar, te nje shteti te mirefillte. Arsimi, shendetesia, modernizimi i ekonomise, industrializimi, fundi i patriarkalizmit, emancipimi i gruas dhe i rinise, rritja demografike, kerkimi shkencor (edhe ne fushat e albanologjise) jane te gjithe indikatore te pamohueshem te suksesit ne shtetformim.

    Deformimet e mepasme, zgjedhja e stalinizmit me ekstrem nder gjithe sfumaturat e politikave te majta qe kishin ne dispozicion, mbivendosja e pushtetit (thuajse te pamate) qe te jep rregjimi mbi nenshtresen e dhunshme mesjetaro-baritore qe karaktarizonte shumicen e eksponenteve te klases se re drejtuese, lufta mes bandave etj. etj. qe sollen nder dhjetevjecare nje spirale dhune kunder cdo oponence, reale apo imagjinare…te gjitha keto nuk jane aspak konseguenca te luftes antifashiste nacional-clirimtare te viteve ’39-’45.

    1. O IDIOT QË NUK KE MËSUAR ASGJË NË 30 VJET LEXO:
      Një nga idhtarët dhe organizatorët më të egër të këtij genocidi, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë…Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani…Veçse me i pastrue gjatë luftës, veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar” (AQSH, F.14, d. 2/Av.1944)

      Natyrisht, ky genocid nuk ishte sporadik, por i organizuar dhe drejtohej nga kryeterroristi Enver Hoxha. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon K.Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë.” (AQSH, F.14 D.2/a, v.1944)

      Për masakrat pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të PK të Tiranës, Gogo Nushi në relacionet e tij drejtuar E. Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100” ( AQSH, F.14, d. 2/a v.1944)

      Pra, kemi të bëjmë me një genocid me motive politike dhe me përmasa kombëtare. Në Tiranë u vranë pa gjyq dhe pa faj, pabesisht dhe në mesnatë, në grup apo njëpasnjë prapa krahëve, madje edhe në pragjet e shtëpive, në qoshe rrugicash, në breg të lumit, në Sharrë, Priskë e Sauk, pa dhënë asnjë shpjegim, pa lënë asnjë gjurmë, duke i lënë edhe pa varr, figura të njohura nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova e Dibra e Madhe e Çamëria, madje edhe shtetas të huaj, në mënyrë që terrori dhe frika të ndjehej kudo e të përhapej rrathë-rrathë nga Tirana në të gjithë trevat shqiptare.

      Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943, pa u tharë ende boja e Marrëveshjes kombëtare të Mukjes. Selim Brahja është një nga viktimat e terrorit komunist. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë. Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t’u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së Selim Brahjes. Kjo vrasje shënoi edhe fillesën e terrorit komunist në Tiranë. Përse e vranë këtë njeri që ia kishte kushtuar jetën Zotit dhe Shqipërisë?

      Ai vinte nga një familje atdhetare. I ati, Ramazan Brahja, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 26 nëntor 1912 në Tiranë, i burgosur nga rebelimi haxhiqamilist. Selim Brahja, intelektual, i lauruar për teologji në Stamboll, iu përkushtua fesë dhe shqiptarizmit. Ai hap shkollën e parë shqipe në Sauk. Gjatë okupacionit italian ai u dënua me burg nga fashistët ngaqë në shtëpinë e tij priste edhe nacionalistë edhe partizanë që luftonin për lirinë, mbante dhe ushqente të plagosur dhe ndihmonte luftën. Madje, djali i tij, Isufi, ishte partizan. Mirëpo Selim Brahja nuk mund të bëhej vegël e terroristëve të kuq të pafe, as e ideologjisë së tyre antinjerëzore dhe antishqiptare. E vranë pikërisht terroristët me shami të kuqe në kokë.

      Selim Brahja, u shkolluar në Stamboll për teologji. Ai mori pjesë në komitetin për ngritjen e flamurit të pavarësisë në Tiranë më 26 nëntor 1912. Brahja ishte autori i hapjes së shkollës së parë shqipe në Sauk në vitin 1916. U burgos si antifashist në mars 1940. Brahja ishte pjesë e delegacionit të Tiranës në Konferencën e Mukjes më 1-2 gusht 1943. Pas vrasjes në derën e xhamisë së Saukut më 31 gusht 1943 nga element komunistë, shtëpia e tij u dogj nga nazistët gjermanë në vitin 1944.

      Më 29 tetor 1943 njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç) dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesmarrës në Konferëncën e Mukjes që shkonin në jug të Shqipërisë për të përcjellë mesazhin e kësaj marëveshjeje kombëtare. Në njësitin terrorist merrnin pjesë edhe dy shtetas jugosllavë që ishin sjellë në Pezë nga D.Mugosha: Papa Hasani nga Manastiri dhe Leon Katarivasi nga Shkupi, që sipas dokumentit të Arkivit të Shtetit, f. 279, d.10 “Personat e mbajtur në dispozicion të Gjyqit të Posaçëm”, kanë marë pjesë direkte në pushkatimin e B.Çanos dhe Q.Sulos.

      Po në tetor të këtij viti, M.Shehu pushkatoi pa gjyq në Priskë 13 xhandarë që u dorëzuan në mirëbesim në Brigatën e Parë për të luftuar bashkë me të kundër gjermanëve, ndërmjet tyre: Preng Marku nga Kaçinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, ish-lulishtar i njohur i Tiranës.

      Më vonë vranë edhe profesor-doktor Lorenc Rashën, nga Shkodra, njeriun e dijes. Shkollën e mesme dhe universitetin i kreu në Austri më rezultate të shkëlqyera dhe me një doktoratë për linguistikë. Ai mori pjesë aktive në demonstratat e studentëve, profesorëve dhe qytetarëve të Tiranës kundër pushtimit italian nga 3-6 prill 1939.

      Këtë intelektual dhe nacionalist të njohur e pushkatoi pa gjyq më 12 shtator 1944 toga e pushkatimit e batalionit partizan “Dajti”, buzë përroit të Priskës, në vendin e quajtur Paraspur.

      Sipari i masakrës masive hapet natën e 28 tetorit 1944, kur forcat komuniste që qëndronin në ilegalitet apo që kishin penetruar ato ditë në Tiranë, në vend që të godisnin pushtuesit gjermanë, futeshin fshehtazi natën nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin qytetarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre. Kështu ia behën në mesnatë tek shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën. “Ju kërkojnë për një sqarim”. Por i pushkatuan po atë natë.

      Akil Sakiqi ishte nga Dibra e Madhe. Familja e tij atdhetare, e ndjekur nga genocidi serbo-maqedonas u shpërngul në Turqi, mandej u vendos në Tiranë. Akili, pasi mbaroi liceun e Korçës, kreu Akademinë Ushtarake në Romë, degën e Rojes së Financës. Shërbeu me devotshmëri në Durrës, Shkodër etj., gjithnjë në prapavijë. Më 7 prill 1939 luftoi tok me Abaz Kupin e Myftar Jegenin e mjaft oficerë të tjerë të Ushtrisë Kombëtare kundër agresionit italian.

      Edhe Nazmi Uruçi prej Dibrës së Madhe ishte, nga një familje patriote. Fahri Dabulla nga Gjirokastra. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Terroristi Hoxha i futi shokët e liceut në listat e vdekjes. I pangopur me vdekjen e tyre, ai i përmend ata me urrejtje potologjike dhe pa asnjë shënjë pendese edhe pas disa dekadash në librat e tij, kur rreket të falsifikojë historinë.

      “Pak para plenumit më vjen S.Malëshova gjithë “alarm”.

      – Po bëhet shumë terror, – më thotë gjithë zëmërim.

      – Terror? –e pyeta i habitur. – Ku?

      – Në Tiranë, – më përgjigjet. – po vriten shumë oficerë të penduar.

      – Në Tiranë vazhdon lufta e madhe për çlirimin e kryeqytetit, – i thashë. – Kë quan terror ti? Dhe për cilët oficerë më ankohesh ?”

      Çfarë hipokrizie! Dihet që në plenumin e Beratit (24-27 nëntor 1944) përpara të dërguarit të PKJ, V.Stoiniç, E.Hoxha pranoi tejet i nënshtruar: “Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë të cilët, duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është tërë toni që i është dhënë punës organizative të partisë dhe të ushtrisë. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit” (AQSH. Plenumi i Beratit nëntor 1944)

      Një nga ata ushtarakë të zhdukur, jo të dorës së dytë siç thotë Hoxha, por ushtarakë të kalibrit të lartë, si Rakip Kalenja, nga Mallakastra, i lauruar shkëlqyeshëm në Akademinë Ushtarake të Torinos, dega e xhenjos. Ai ndihmoi në ndërtimin e rrugëve dhe të veprave të tjera të rëndësishme. Oficer nacionalist, i priti me pushkë pushtuesit italianë në Durrës. Në nëntor të 1944, pas thirrjes që u ishte drejtuar gjithë ushtarakëve, ai shkoi që bashkohej me forcat partizane të Brigatës së Parë, por u tradhëtua nga besëprerët dhe u pushkatua.

      Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK për Tiranën si nata e vrasjeve të ushtarakëve të karrierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë ushtarake ne Stamboll, oficer i xhandërmarisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore.

      “A mund të vritej një njeri që për tre muaj kishte shërbyer detyrën e oficerit të prapavijës? – pyet Kujtimi, djali i Hamitit. – kjo pyetje na ka ndjekur tërë jetën qysh nga dita e vrasjes së babait tonë”. Djali tjetër, Mustafai, autori i romanit të famshëm ”Gremina e dashurisë” u burgos dhe vuajti në skëterrën e burgjeve komuniste, por qëndroi se kishte genet e të atit, të cilit i kushtoi në qelinë 79 të burgut të Tiranës elegjinë “Qetësi”.

      Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në rrugën e Tabakëve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake te kryer në Itali, atdhetar bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vienë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, oficerë në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret.

      Një nga ata dyzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës. I shkolluar në Stamboll dhe i frymëzuar nga rilindësit, sidomos nga i kunati, Halit Bej Bërzeshta, ushtarak i shtetit shqiptar ai i shërbeu atdheut dhe mbretit me besnikëri. Ndaj u fut në listat e vdekjes. Më datën 1 nëntor 1944, në orën 3 të mëngjezit, trokitën në portën e shtëpisë. Vrasësit kërkonin Muharremin.

      Ai doli nga shtëpia sepse e ndjente veten të pafajshëm. Te porta pa njerëz të armatosur dhe oficerin tjetër të Ushtrisë Kombëtare, që kishte studiuar në Europë, Abdulla Saraçin, të arrestuar. Të dy i shoqëruan për diku, ndoshta asgjëkundi. S’kaluan veçse disa minuta në rrugë e sipër, kur krisi automatiku. Më parë ra Abdullai, pas tij plumbat përshkuan Muharremin. Kufomat i futën në një karrocë akulloreje. Kalimtarët e rallë panë në atë gdhirje një karrocë nga e cila varej një dorë e përgjakur. Mandej edhe dy duar të tjera. Pra ishin dy kufoma. Familjarët i gjetën, i nxorrën trupat e tyre të prishur dhe i varrosën te Varri i Bamit. Njëri gisht i dorës së Abdullait ishte i prerë bashkë me unazën e florinjtë.

      Po atë natë terroristët arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formin perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Ai ndihmoi në modernizimin e ushtrisë shqiptare. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg saj. Pastaj u kthyen përsëri, e nxorrën familjen në rrugë, se shtëpia u duhej, ashtu si u duheshin edhe orendite, makina e shkrimit etj.

      Genocidi për motive politike vazhdoi me intensitet brenda dhe në rrethinat e Tiranës. Më 3 nëntor 1944 forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës tre Deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup deliallisi, ish- kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit, të dy bij të një familjeje të madhe.

      Gjyshi, Dalip Deliallisi, ka qenë komandanti i parë i xhandërmërisë shqiptare fill pas shpalljes së Pavarësisë, dhjetor 1912, ndërsa i ati, Masari ka shoqëruar Ismail Qemalin në Vlorë, kur u ngrit flamuri dhe më pas, komandant i gjindërmarisë shqiptare. Bashkë me ta u pushkatua edhe Shefqet Deliallisi, i biri i atdhetarit të njohur Ymer Deliallisit. Shefqeti, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë, por që e priti me indinjatë pushtimin fashist dhe u vetlargua nga detyra, sepse ishte kundër pushtuesve, ashtu siç kanë qenë brez pas brezi Deliallisët e Shijakut.

      Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e Allamanëve të Matit. Ç’kishte bërë Isufi që e vranë? Kishte studiuar për agronomi në Universitetin e Firences dhe ishte kthyer në Shqipëri për të dhënë ndihmesën në ripërtëritjen ekonomike të vendit. Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitalist dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike.

      Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëri-tjetrin në një përrua, pesë viktima të tjerë: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça.

      Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit serbo-malazez tok me dy vëllëzërit e tij, Rustem e Ramë, pjesëtarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë.

      Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafëz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t’u bërë pre e terrorit komunist.

      Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brarit, oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria.

      Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është, quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënin dhe vrasje kolektive pa gjyq e 11 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare.

      Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Pse e kishin futur në listat e vdekjes Ismail Petrelën? Sepse ishte nga një familje e madhe, vetë ishte një nacionalist i shquar, një luftëtar antifashist, një demokrat i vendosur, një burrë i mënçur tiranas, një intelektual i njohur që dinte disa gjuhë perëndimore, një njeri i kulturës, sidomos e asaj muzikore.

      Pjesëmarrës në Konferencën e Pezës, në Kuvendin e Mukjes dhe në luftën kundër pushtuesve italianë në krye të çetës së tij, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Ja, përse e vranë komunistët Ismail Agë Petrelën! Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!”

      Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz , Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese ”Mesagjeritë Shqiptare” që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre Hamit Kokalarin i cili shkroi atëbotë librin e famshëm “Kosova- djep i shqiptarizmit” dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq.

      Po atë ditë terroristët komunistë pushkatuan e dhe Nebil Çikën, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Ai ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve të shtypit të lirë shqiptar si “Revista Pedagogjike”, “Reforma”, “Jeta”, “Arbëria”, “Miku i Popullit”, “Minerva”, “Bota e Re” etj., dhe autor i veprës së njohur “Njimendësia shqiptare” që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombit. Pikërisht këtë elitë vrau komunizmi.

      Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë. Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Të gjithë burrat e saj u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë, të bashkuar në trojet e saj etnike dhe demokratike. Muharrem Lleshi e priti me indinjatë pushtimin italian, ndërsa dy djemtë e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistë, u internuan nga italianët në Itali dhe Porto Romano, më pas ishin luftëtarë të batalianit ”Besnik Çano” që luftoi edhe në Kosovë për çlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovës dhe qe drejtori i parë i tij.

      Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la atë të vdekur e të mbuluar me gjak.

      Familja tjetër e njohur tiranase që u godit ishte ajo Stërmasi, që kishte nxjerrë njerëz të dëgjuar si Xhaferr Stërmasin, flamurtar i Pavarësisë. I biri, Reshati, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërben në Ushtrinë kombëtare Shqiptare. Në prill të vitit 1939, në shënjë proteste ndaj pushtimit italian, dha dorëheqjen, sepse nuk donte t’u shërbente fashistëve. Merr pjesë në protestat dhe demonstratat anti-italiane. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ja pse e vranë Reshat Stërmasin!

      Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen NÇ. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme 12 nëntorit.

      Terrori masakroi edhe njerës të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me inisiativë private, hapi një punishte të vogël të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e hotel Bristol sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut, investitor i suksesshëm, bamirës, njeriu i së ardhmes.

      Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korça, tregtar i njohur në Tiranë e Durrës, mandej sipërmarrës për ndërtim rrugësh. Terroristët me në krye sekretarin e celulës komuniste R.Dobrolishti, e morën Aliun nga shtëpia dhe e pushkatuan pa gjyq në breg të lumit të Tiranës, ku e gjetën fëmijët gjysmë të varrosur.

      Epilogu i këtij terrori fondamentalist ishte masakrimi i Jorgji Memës, nga një familje patriote e fshatit Shtërmen të Elbasanit. Kishte kryer shkollën Normale, por dëshira e tij ishte t’i shërbente si ushtarak shtetit shqiptar, mandej në funksionin e kryetarit të komunës së Baldushkut e të Mollasit.

      Jorgji dhe gjithë fisi i Memajve, i hedhur në luftën për liri kundër pushtuesve të huaj, vazhdoi rrugën e nacionalizmit të lidhur ngushtë me liderin e arsimit shqiptar dhe të shqiptarizmës, prof. Vasil Andonin. Jorgji u vu në krye të ballit Kombëtar të Elbasanit dhe luftoi kundër italianëve dhe gjermanëve, por iu kundërvu edhe komunizmit që po pushtonte Shqipërinë. Prandaj ndiqej këmbakëmbës, deri sa e arrestuan në Tiranë më 16 nëntor1944 dhe e pushkatuan menjëherë në rrugicën e shkollës “Kristoforidhi”. Tiranasit e mirë e varrosën në oborrin e kësaj shkolle martirin Jorgji Mema.

      Kështu u mbyll kjo masakër, që përgjaku Tiranën, më tutje edhe masakrave të tjera të përgjakshme në Shqipërinë e Veriut, që i hapën rrugën pushtetit komunist që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë.

  4. Clirimi i prapanices me llozin e muxhikut.
    Prape mbas 77 vjetsh ne trotuaret e rrugeve te evropes duke kerkuar kollovaret
    Dhe ne Gjermani e France duke marre asistence qull makarona e gulash falas.
    Ky eshte clirim kurvi
    Dhe ripjellja e bijave te kurvit.
    Popull qe polli monstrat
    Eshte vetem fillimi.
    Perdhunuesit aty jane dhe cdo kater vjete shtojne dozen e perversitetit.
    Rofte 29 kurv nentori i vrimave te muxhikut.

  5. “Gjermanet e famshem”
    Qe thoshte kurvi vrame e perme e pederastlleqe te tjera…..
    Para patellxhane se mbrapa ka gjermane…… filmat e kurvit.
    Ata ishin shumica ukraniane dhe te keq-armatosur.
    Kurvi thjesht priste qe te iknin drejt malit te zi…
    Per te vrare pa gjyq grabitur e plachkitur njerzit e ditur dhe te kamur te shqiperise.
    Lufte per te ulur Malet
    Dhe per te ngritur halet 77 vjet ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu