• |
ide | kryesore

Shqipëria tek vendet me ecurinë më të dobët për masat dixhitale të tregtisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina kanë ecurinë më të dobët sa i takon treguesit të masave të përgjithshme të lehtësimit të tregtisë dhe atyre dixhitale. Lehtësimi i Qëndrueshëm dhe Dixhital i Tregtisë, raporti i publikuar nga Komisioni Ekonomik për Europën pranë Kombeve të Bashkuara vlerëson se mesatarja e indeksit të Europës Juglindore është 63 për qind nga 100 për qind duke qenë kështu rajoni më i dobët në gjithë hartën e renditur por në ndarjen mes vendeve raportet janë të ndryshme. Kështu Maqedonia e Veriut është ajo që udhëheq listën e vendeve me ecurinë më të mirë sa i takon lehtësimit të tregtisë për tu ndjekur më pas nga Serbia që me një diferencë të lehtë ndiqet nga Mali i Zi. Bosnja është më e dobëta dhe para saj qëndron vendi ynë.

“Normat e zbatimit të lehtësimit të tregtisë ndryshojnë sipas grupit të vendeve (figura 7). Tre zona si Kaukazet dhe Turqia, Azia Qendrore dhe Evropa Juglindore – shfaqin dallime të mëdha në normat e zbatimit ndërmjet vendet në grup. Në Kaukaz dhe Turqi, norma varion nga 62% në Azerbajxhan në 86% në Turqi. Në Azinë Qendrore, norma varion nga 50% në Taxhikistan në 72% në Kazakistan. Në Evropën Juglindore Norma gjithashtu varion, nga 52% në Shqipëri në 82% në Maqedoninë e Veriut” thuhet në dokument. Përgjithësisht nëse marrim të gjithë treguesit duket se për Shqipërinë ecuria sa i takon transparencës dhe formaliteteve qëndron në të njëjtin nivel dhe me një avancim mesatar ndërsa tregtia pa letra në përgjithësi ka kryesimin në totalin e indeksit. Kjo përkeqësohet më pas kur flasim për tregtinë pa letra por ndërkufitare me një ecuri të dobët ndërkohë që po dobët shfaqen marrëveshjet institucionale dhe ato të bashkëpunimit.

Të dhënat e nxjerra në raportin e UNECE janë të mbledhura përmes anketimeve. “Qëllimi i Anketës Globale të Kombeve të Bashkuara mbi tregtinë dixhitale dhe e qëndrueshme është të vlerësojë progresin në zbatimin e masave për lehtësimin e tregtisë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në identifikimin e politikave, ligjore, procedurale, rregullatorë dhe mangësitë teknike që ndikojnë në zbatimin e masave të tilla. Përshpejtimi i ritmit të zbatimit mund t’u mundësojë vendeve të UNECE të shfrytëzojnë potencialin të tregtisë si motor për zhvillim të qëndrueshëm, duke përfshirë në atë dimensionet ekonomike, sociale dhe mjedisore” thuhet në raport./Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *