• |
ide | kryesore

U gjend i dekompozuar në kanal, identifikohet viktima. Policia: 70-vjeçari vuante nga skleroza

-Instant, Arkiva, Lajme

Policia ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Mullaj të Fierit, ku u gjet trupi i dekompozuar i një shtetasi, në një kanal me ujë.


Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet S.P., 70-vjeç, banues në lagjen ’15 Tetori’ në Fier.


Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se djali i viktimës ka bërë kallëzim në polici që prej datës 28.1022021 se i ati ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

Më tej, mësohet se viktima vuante nga sëmundja e sklerozës, ndërsa nga këqyrjet e kryera nga ekspertët mjeko ligjor mësohet se në trupin e 70-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu