• |
ide | kryesore

Udhëtojnë për 31 orë, ndeshja shtyhet nga bora: Kane fton në Londër çiftin amerikan

-Instant, Sport



Një udhëtim i gjatë 31 orë, nga Dallas në Londër dhe më pas në Burnley, me befasinë e ndeshjes të shtyrë një orë para fillimit për shkak të stuhisë së borës. Është historia e një çifti amerikan, Ken dhe Brandi Saxton, të cilët i lanë shumë përshtypje sulmuesit të Tottenham, Harry Kane, i cili ka vendosur t’i presë së shpejti në një ndeshje në shtëpi në Londër.

“Nga Dallas në Londër pastaj në Burnley (pothuajse arritëm) 31 orë – pa gjumë – të ushqyer me kafe, cracker djathi dhe prapë kafe. Për ditën e ndeshjes janë parashikuar temperatura të akullta e borë. Këtro janë gjërat që bën kur dashuron klubin tënd @SpursOfficial”, ka qenë tweet i personit, të cilit sulmuesi anglez iu përgjigj: “Sapo mora këtë postim në Twitter dhe jam absolutisht i dëshpëruar për ju! Për angazhimin tuaj dhe për të rikuperuar anulimin e ndeshjes, ju ftoj në një ndeshje në shtëpi si të ftuarit e mi, kur të jeni përsëri në Londër”.

Çifti, aspak i mërzitur, u ngushëlluan duke kaluar disa orë në një pub anglez. Më pas i thanë lamtumirë Burnleyt, duke vizatuar mbi dëborë fjalët Coys (Come on you Spurs!, domethënë forca Tottenham): “Asnjë mërzi Burnley. Shpresoj të kthehem në Turf Moor një ditë” ishte postimi i Ken Saxton.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *