• |
ide | kryesore

Varianti i ri, Filipçe: Monitorojmë situatën, nuk do të ketë masa të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe  këtë të  hënë ka reaguar në lidhje me masat e reja që do të merren, për të shmangur përhapjen e rasteve të reja me Covid dhe rrezikut nga varianti i ri.

Filipçe është shprehur se varianti i ri është lehtësisht i transmetueshëm ndaj duhet që të bëjmë kujdes.

Disa vende, kane marrë masa. Ne akoma mbetemi në qëndrimin se nuk ka informata të mjaftueshme për të ndërmarr masa të reja. Edhe pse OBSH-ja thotë se varianti i ri “omicron” është lehtë i transmetueshëm. Restrikcione të tipit, mbyllje të kufijve nuk do të ketë. Shihet qartë se variante të tjera do të ketë edhe në të ardhmen. Mbetemi në masat e njëjta, por kuptohet gjithnjë duke monitoruar situatën”, ka thënë Filipçe.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar se nesër pritet që të diskutojë në lidhje me të gjithë masat e reja që ndërlidhen me Covid.

Megjithatë sipas tij fokusi do të mbetet në propozimin e ri për bonus shtesë për mjekët amë që do t’i motivojnë pacientët të vaksinohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *