• |
ide | kryesore

Vdekja e rusëve/ Dyshimet për agjent biologjik, angazhohet edhe laboratori i ushtrisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria. A2 CNN ka mësuar se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura.

Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë. Disa institucione të shëndetësisë, si Instituti i Sigurisë Ushqimore, sollën përgjigje negative sa i përket provave dhe akt-ekspertimeve të marra në hotelin ku humbën jetën 4 turistët rusë, të cilët ishin pjesë e një familjeje.

Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se. Përfshirja e ushtrisë tregon se pista e përdorimit të agjentëve biologjikë po ndiqet nga hetuesit shqiptarë.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë më 15 tetor.

Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit. Bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, kishte punuar si mësuese, vajza e tyre Katya në një kompani private, ndërsa partneri i saj Nikita Belousov, në administratën shtetërore.



3 Comments

  1. Vertet skemi laboratore per te bere analiza te sakta te ujit, ushqimeve ,perimeve dhe helmojme njerezit por “kemi” laborator per analiza te agjenteve qe mezi i kapin laboratoret e Gjermanise dhe Anglise.Bravo ushtria e Leshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *