• |
ide | kryesore

Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria ofron 20 mijë euro për gjetjen e autorëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se ofrojnë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 3 personave në Deçan, në një sulm që tronditi mbarë opinionin publik. Dy nxënës shkolle dhe drejtuesi i autobusit humbën jetën mbrëmjen e së premtes si pasojë e një sulmi me kallashnikov pranë fshatit Gllogjan të Deçanit.

Ngjarja ka ende shumë gjëra të pazbardhura, ndërkohë që policia është duke hetuar në disa pista. Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha më herët se nuk ka asnjë të dhënë apo provë që incidenti të ketë pasur qëllime terroriste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *