• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Habit Manchester United: Rangnick trajner deri në fund të sezonit, pastaj dy vjet këshilltar

-Instant, F1, Sport



Tani është zyrtare: Ralf Rangnick është trajneri i ri i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit. Këtë e kanë bërë të ditur Djajtë e Kuq përmes një njoftimi zyrtar. Pas kësaj periudhe, trajneri gjerman do të mbajë një rol si këshilltar brenda klubit edhe për dy vite të tjera. Michael Carrick, i cili zëvendësoi përkohësisht të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer, do të qëndrojë në detyrë derisa Rangnick të marrë lejen e qëndrimit.

“Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe jam i përqendruar që këtë sezon të jetë një sukses për klubin – tha trajneri gjerman – Skuadra është plot talent dhe ka një ekuilibër të madh mes rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të përqendrohen për t’i ndihmuar këta lojtarë të realizojnë potencialin e tyre, si individualisht dhe mbi të gjitha si ekip. Gjithashtu pres me padurim të mbështes objektivat afatgjata të klubit si konsulent”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *