• |
ide | kryesore

Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë në ABC se nuk pendohet për vendimin që mori për pezullimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjejë e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD.

Ajo që kam thënë është formuluar me kujdesin maksimal, bindja ime, interesi as i Berishës dhe as Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD-së që është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar.

Bindja im në lidhje me vendimin që kam marrë është që kam marrë vendimin më të vështirë por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën” tha ai.

Por cila është bindja e tij, a ka kryer korrupsion Sali Berisha, ashtu sikur e akuzon SHBA? “Unë nuk kam ndërmend të pështyu mbi asgjë të 16 viteve bashkëpunim me Berishën. Kemi pasur arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, edhe problemet dhe gabimet tona” tha ai në ABC.



4 Comments

  1. “Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë.”
    Vetem Zoti nuk komentohet apo gjykohet…

  2. Unë nuk kam ndërmend të pështyu mbi asgjë të 16 viteve bashkëpunim me Berishën. Kemi pasur arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, edhe problemet dhe gabimet tona”

    kemi patur arritjehahahahah ,

    Shikojeni se flet ne numrin shumes a thua se ky ka qene kryesori, kur ky ka qene zbatues i qeverise Berisha,, basha me aspak peshe politike ne qeveri
    hahahah
    arritjet e berishes i ben te tijat hahahahahaha

  3. Kush e percakton nese eshte vendim i drejte, apo jo. Fakti qe nje vendimarrje e tille nuk mbeshtetet ne statut e ben teper te cenueshem si akt. Mos hedhje e tij ne votim brenda strukturave te partise tregon per nje veprim jo te drejte dhe te pamoralshem ndaj liderit historik.

  4. Sot Shba nuk e quan me FARK-un Kolumbian organizate terroriste. Keshtu edhe kjo pune e vendimit ndaj Berishes. Koha do e tregoje a ishte apo nuk ishte i drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *