• |
ide | kryesore

Dëbora mbulon Veriun dhe Juglindjen. Bllokohen zonat e thella

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës që mbrëmjen e së hënës dhe kanë vijuar edhe mëngjesin e kësaj të marte. Bora ka arritur trashësinë 15 centimetra në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella shkon deri në 35-40 centimetra.

Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë. Me vështirësi bëhet kalimi edhe në aksin Peshkopi – Draj Reç – Kukës. Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës, fshatrat e Sllovës, Reçit dhe Luznisë janë pa komunikim me qytetin. Në aksin aksin kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

Por i bllokuar është segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit në By Pass-in e rrugës së Arbrit ku po punohet me 2 borëpastruese. Për momentin policia po monitoron segmentin duke e devijuar qarkullimin në rrugën e vjetër. Në disa zona raportohen probleme të furnizimit me energji.

Puka gjithashtu është zgjuar e bardhe nga reshjet e bores. Raportohet se ende nuk ka rruge te bllokuara, por drejtuesve të mjeteve u është kërkuar që të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët nË akset me problematike.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe të gjithë juglindjen. Në Dardhë të Korçës trashësia e borës ka arritur ne 30 centimetra dhe në Voskopoje 10 centimetra. Rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme më zinxhirë.

Në qarkun e Lezhës ka pasur reshje shiu ndërsa në bashkia e Mirditës është mbuluar nga dëbora, por nuk raportohet për rrugë të bllokuara. Edhe niveli i lumenjve është në kuota normale. Rruga e Kombit është normalisht e qarkullueshme.

Nën kontroll është situata e lumenjve edhe në jug. Shkumbini është në kuotat maksimale por brenda shtratit të tij dhe nuk ka ende toka të përmbytura.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në porte ku ka pasur anomali të orareve të nisjes së trageteve në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. /tvklan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *