• |
ide | kryesore

Elita Rudi rikthehet në televizion

-Instant, Paparazzi, Slider

Në fillim muajit Korrik, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!
Ndërkohë moderatorja është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë.


Por sot ajo lajmëroi se do të rikthehet zyrtarisht.
Officially back!!!
Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua?. Stay tuned. @adriatikk @ergyngashi @paqnafak


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu