• |
ide | kryesore

Gjermania akuzon France Football: “Skandaloze, Lewandowski nuk e meritonte këtë farsë”

-Instant, F1, Sport



Topi i Artë për Messin nuk ka ka bindur askënd, e aq më pak mediat gjermane, që kanë akuzuar hapur, duke kritikuar vendimin për t’i dhënë trofeun e shtatë Lionel Messit, në kohën kur, sipas tyre, e meritonte në mënyrë evidente Robert Lewandowski. Pasi mbrëmë Bild e kishte titulluar “Skandaloze”, në edicionin e tij online, sot është radha e Sky Deutschland, sipas të cilit “Lewandowski nuk e meritonte këtë farsë”.

“Lewandowski thyen rekordin legjendar të Bundesligës së Gerd Müller me 41 gola – është komenti në uebsajtin e transmetuesit -, shënon me rregullsi të frikshme dhe koleksionon tituj pas titujsh, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke thyer rekorde njëri pas tjetrit. Po Messi? “Sigurisht, superylli festoi Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase verën e kaluar. Dhe ai ishte i jashtëzakonshëm gjatë turneut. Asnjë kundërshtim. Por për pjesën tjetër të vitit, argjentinasi ishte zbehur dhe sharmi i viteve të kaluara u zhduk”.

Mbrëmë, pas marrjes së çmimit, Messi i kërkoi France Football që të rishqyrtojë vendimin për të mos dorëzuar Topin e Artë të vitin 2020, në mënyrë që tia jepte trofeun Lewandowskit “sepse ai me siguri do ta kishte fituar”. “Robert – shtoi më pas ai, duke iu drejtuar polakit të Bayernit – edhe ti e meriton ta kesh këtë trofe në shtëpi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *