• |
ide | kryesore

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe Fair-Play Financiar: ekspertët sjellin në Tiranë përvojën më të mirë të së drejtës sportive

-Instant, Sport, Video



“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Çështje të Zgjedhura Procedurale dhe Fair-Play Financiar”, ishte tema e një takimt të programuar në kuadër të politikave të federatës Shqiptare të Futbollit për shkëmbimin e dijes mes organeve juridike të FSHF dhe atyre të UEFA-s. Në workshop, ku morën pjesë figura të njohura të së drejtës sportive në Europë dhe në Shqipëri, u trajtuan, nga lektorët ndërkombëtarë, specifikisht disa çështje me natyrë procedurale dhe themelore të arbitrazhit në KAS, pranueshmërisë së padive, ndihmën juridike falas dhe fair-play-n financiar, ndërkohë që të pranishmit kanë pasur mundësi të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide mes tyre.

Në këtë workshop merrnin pjesë anëtarët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, anëtarët e Komisionit të Apelit, DHKZK dhe Komisionit të Licencimit si dhe juristë e përfaqësues të klubeve anëtare të FSHF-së: “Drejtësia sportive tashmë është konsoliduar edhe brenda organeve vendimmarrëse të FSHF-së ndonëse jashtë federatës ajo le ende për të dëshiruar. Së dyti në nivel njohjesh ky workshop duhet të shërbejë për klubet tona anëtare si urë lidhjeje me ekspertët e huaj për të shkëmbyer eksperienca dhe pse jo, për të vendosur bashkëpunime në të ardhmen”, – tha zv/presidenti i FSHF-së Libohova.

Ky workshop është i dyti që u organizua në Tiranë pas atij të janarit 2019 dhe shërbeu gjithashtu si një lloj platforme për krijimin e kontakteve mes profesionistëve të së drejtës sportive.

https://youtu.be/FlYoH5fNjuY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *