• |
ide | kryesore

Homazhe në Fashion Awards për Virgil Abloh

-Instant, Paparazzi, Slider



Dizajnerët dhe të tjerw tw famshëm i bënë homazhe Virgil Abloh në The Fashion Awards në Londër kwtw tw hënë, ku artisti i Louis Vuitton dhe forca krijuese Off-White u nderua si një lider i ndryshimit brenda industrisë.

Abloh, djali i lindur në Amerikë i emigrantëve ganezë, i cili u bë stilisti me ngjyrw i profilit më të lartë të modës, vdiq të dielën pas një beteje dyvjeçare me një formë të rrallë kanceri.
41-vjeçari, i cili gjithashtu ka punuar si DJ dhe artist vizual, ka qenë drejtor artistike i veshjeve për meshkuj në labelin luksoz Louis Vuitton që nga marsi i vitit 2018.

“Gjeniu,… (ai) do t’i mungojë jashtëzakonisht të gjithëve,” tha stilisti veteran Tommy Hilfiger në tapetin e kuq. “Ai frymëzoi dizajnerët si dhe publikun.”

Dizajneri dhe personaliteti televiziv Tan France e quajti Abloh “të pabesueshëm dhe një vizionar… (i cili) ka bërë punën më të bukur”.

Abloh, i cili themeloi labelin Off-White, ishte i njohur për përzierjen e veshjeve të rrugës me kostume dhe fustane të nivelit të lartë gjatë kohës që ishte në Vuitton. Ndikimet e tij përfshinin artin e grafitit dhe hip hopin.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *