• |
ide | kryesore

Hyjnesha italiane fiton 200 metrat e fundit dhe tërhiqet mes lotëve: “E rëndësishme ta mbyllja kështu”

-Instant, Sport, Video

‘Last Free 200’. Kështu Federica Pellegrini e kishte pagëzuar në rrjetet sociale garën e saj të fundit, të 200 metra stil i lirë në karrierë, atë që u zhvillua sot në Riccione dhe që vlente për kampionatin italian në pishinë të shkurtër. Hyjnesha e notit italian donte ta përfundonte në mënyrën më të bukur dhe mbajti fjalën, pasi përfundoi në vendin e parë. Menjëherë pas përfundimit të garës, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe bëri një ovacion të gjatë për kampionen finaliste në pesë edicione të ndryshme të Olimpiadës, e cila duke iu drejtuar publikut ndërsa ishte ende në pishinë, u përkul dhe bëri gjestin e zemrës me duar.


“Kisha arritur limitin, isha në prag të një krize nervash. Në fakt më duhej të mbaja lotët gjatë prezantimit. Ishte bukur.” Kështu, është shprehur Federica Pellegrini në mikrofonin e Rait, menjëherë pasi kishte zhvilluar garën e saj të fundit në karrierën e saj: “Për mua ishte shumë e rëndësishme ta përfundoja kështu këtu, të kisha mundësinë të kisha pranë familjen time”, shtoi Pellegrini.


Lotë dhe emocion para zhytjes për garën e fundit në karrierë dhe më pas triumfi për Federican, e cila la pishinën nën duartrokitjet e stadiumit të notit në Riccione. Të pranishëm në tribuna edhe babai Roberto dhe nëna Cinzia, që gjithashtu u emocionuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu