• |
ide | kryesore

I mungon viza: debutimi i Ragnick te Manchester United mund të dështojë

-Instant, Sport



Në Manchester asgjë nuk shkon si duhet, edhe tani që e gjetën trajnerin për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer. I pritur të enjten në pankinën e Manchester Utd për ndeshjen kundër Arsenal, në Old Trafford, e vlefshme për Premier League, debutimi i trajnerit gjerman Ralf Rangnick mund të shtyhet për disa ditë.

Pasardhësi i Ole Gunnar Solskjaer nuk i ka ende të gjitha vizat e nevojshme për të hyrë në Britaninë e Madhe dhe për të ushtruar profesionin e tij. Kjo ka ndodhur për shkak të formaliteteve klasike administrative, të lidhura me lejen e punës, por edhe për kufizimet e reja të shkaktuara nga Covid-19. Drejtuesit e klubit të Mançesterit saktësojnë “të punohet me qetësi dhe kujdes për të marrë vizën për Ralfin, në përputhje me të gjitha rregulloret dhe protokollet përkatëse. Këto janë procese që duhen ndjekur dhe ne po e bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në këtë pikë debutimi i Rangnick mund të vijë të dielën kundër Crystal Palace, ndërsa pasnesër Michael Carrick do ta drejtojë skuadrën nga pankina. “Ndërsa klubi ndjek procesin e vizave të punës të Rangnick, Carrick do të vazhdojë të drejtojë ekipin”, saktësoi United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *