• |
ide | kryesore

“Ju e keni fajin”: Klopp “pickon” gazetarët e rreshtohet në favor të Lewandowskit

-Instant, Sport



Topi i Artë nuk është një cmim që jepet për karrierën. Ky është pak a shumë thelbi i asaj që Jurgen Klopp ka dashur të thotë, duke ndërhyrë në debatin e krijuar pas dorëzimit të trofeut për Lionel Messi e jo për Robert Lewandowskin: “Mund t’ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia dhatë Lewandowskit këtë vit, atëherë kur?”, ka pyetur tekniku i Liverpool, duke folur në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Everton.

Tekniku gjerman është ngacmuar nga gazetarët të bënte një koment për caktimin e Topit të Artë në favor të Messit, i shtati në karrierë për argjentinasin, duke mundur kështu një Lewandowski favorit për të gjithë. Në fakt, në Angli, shumë janë befasuar edhe nga fakti që ‘Momo’ Salah, një lojtar yll në Liverpool dhe në përgjithësi në Premier League, përfundoi vetëm i shtati. “A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Atëherë ju e keni fajin! – komenti me shaka e Klopp – Nëse mendoni se Salah duhet të ishte më lart në renditje, duhet të kishit bindur kolegët tuaj. Gjithsesi. po, Mo duhet të ishte më lart në renditje”, ka përfunduar gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *