Duket se Kanye West dëshiron një fillim të ri në Instagram. Reperi 44-vjeçar ka fshirë të gjitha fotot dhe videot nga faqja e tij në Instagram.
Nuk është e qartë nëse ai planifikon të kthehet te 9.5 milionë ndjekësit e tij, pasi llogaria e tij është ende aktive. Kjo nuk është hera e parë që West bën një veprim të tillë në platformën e mediave sociale që kur u bashkua për herë të parë në Instagram në vitin 2016.
“Gjithçka për të cilën mendoj çdo ditë është se si ta bashkoj familjen time dhe si ta shëroj dhimbjen që kam shkaktuar. Unë marr përgjegjësi për veprimet e mia”, tha Kanye ndër të tjera.
Pavarësisht postimeve të fundit të West (tashmë të fshira), romanca e Kim me yllin e Saturday Night Live, Pete Davidson, po vazhdon e pashqetësuar.